Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDarrëzeza fshati ku tokat po kthehen në shëllirë, nuk po punohen por...

Darrëzeza fshati ku tokat po kthehen në shëllirë, nuk po punohen por po shiten për biznesin e paneleve diellore.

Fier – Darrëzeza fshati ku tokat po kthehen në shëllirë, nuk po punohen por po shiten për biznesin e paneleve diellore. Dikur 80% e banorëve jetonin me të ardhurat e blegtorisë, sot ka vetëm një stan me dele dhe jo më shumë se pesë familje kanë maksimumi 5 krerë lopë

Darrëzeza është fshat i cili u ndërtua në vitet 1985 dhe familjet e ardhura nga zona e Elbasanit u morën me të ardhura nga bujqësia e blegtoria.
Dikur tokat u shkripëzuan dhe ato mbilleshim me grurë, elb, perime e zarzavate, por pjesa më e madhe e banorëve mbanim dele, dhi, lopë në stalla e stane, aty edhe kompleks për rritjen e viçave për shkak se mishi i kësaj zone ështe i lehtë dhe me shije të veçantë nga tokat e bimësia e kripur.
Sot tokat pothuajëse shëllirë e nuk punohen, stane e stalla nuk ka më. Tokat po u shiten bizneseve për panele diellorë , krahu i punës ka ikur në emigrim dhe kjo për shkak të politikave të gabuara të qeverisë

Ata pohojnë faktin se pothuajese i gjitha fshati mbante lopë e dele qumeshtin ua grumbullonin fabrikat, tokat ishin prodhuese deri nga viti 2015.
Më pas qeveria nuk i ndihmonte as fermerët e as blegtorët, tokat u kthyen shëllira e nuk prodhonin, krahu i punës iku jashtë sepse mundësi tjeter të mbanin familjet nuk kishin.

Një tjetër banorë pohonë se edhe në vitin 2015 kur tokat u pushtuan nga uji si të mbjellat por edhe baza ushqimore e blegtorisë përfituan ata që skishin as toka e as bagëti e jo ne që kishim, pohon ai. Politikat shtetërore kunder fermerit e blegtorit bëri që ti abandonojnë e rinia të iki jashte te punoje

Hektarë të tëra toke djerrë, stane të braktisura, dyer të mbyllura e rrugë bosh, kjo është sutuata aktuale e fshatit Darrëzezë banorët e të cilit, ata që kanë mbetur, tashme presin vetëm dy muajt e verës që të nxjerrin diçka nga turizmi

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME