Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËDËME KATASTROFIKE DHE KRIMINALE ...

DËME KATASTROFIKE DHE KRIMINALE …

Nga Kristian Kina

Ky eshte bilanci prej zjarrit disa ditor në pyllin e plazhit të Pishporos!

Prej shumë ditësh, qytetarët fierakë dhe jo vetëm, shihnin e dëgjonin sesi flakët shkrumbonin një nga pasuritë e tyre më të mëdha, një nga pyjet më të dashura për ta, në një nga plazhet më të virgjëra të Bashkisë Fier, Pishporo.

800 hektar pyje të djegura!

E tmerrshme!
Monstruoze!

Në mendjen e çdo fieraku, ndërkohë që ndiqte për ditë me radhë djegien masive, jam i bindur që buçonin këto pyetje:
1- Pse u lejuan qe flakët të merrnin këto permasa?
2- Pse nuk u morën masat urgjente që në momentet fillestare?
3- Pse u vonua aq shumë kërkesa për ndihmë nga ajri, nga vendet e tjera fqinje, kur u pa që flakët kishin dalë jashtë kontrollit?
4- Pse, në sezonin e temperaturave të larta, kur kjo problematikë parashikohet, Bashkia Fier dhe Ministria e Mbrojtjes nuk garantojnë infrastrukturën e nevojshme për të parandaluar të tilla katastrofa natyrore?
Ku i çojnë fondet e parashikuara për këto raste?

Plazhi i virgjer i Pishporos ka një pozicion gjeografik të mrekullueshem, duke qënë në kufin ndarës me qytetin e Vlorës, shumë afër aeroportit të projektuar në Vlorë, i rrethuar me nje kurorë pishash të larta e të dendura, plazh me rërë kurative plot jod,duke e bërë kështu ndër vite një oaz relaksi për çdo pushues, kryesisht fierakë.

Mos vallë, pas pak kohësh do dëgjojmë për ndonjë
“Investitor Strategjik” aty ?!

Absolutisht që, përmasat e këtij dëmi nuk lënë vend për ta injoruar rastin e për ta konsideruar si çdo zjarrvënie tjetër!

Dëmi është gjigand!

Qytetarët fierakë kanë nevojë për TRANSPARENCË dhe LLOGARIDHËNIE!

Për këte arsye, një orë e më parë, kërkohet një HETIM I PLOTË i çdo hallke administrative, lokale dhe qendrore, përgjegjëse për këtë situatë të krijuar, për të kuptuar arsyen e lejimit të dëmit në këto përmasa!

Nē një shtet normal, ku ekziston demokracia, drejtësia e barabartë dhe morali politik, DORËHEQJET e drejtuesve përgjegjës do të ishin pasojat më minimale të mundshme, në shenjē respekti e pendese ndaj qytetarëve që iu demtua pasuria publike!

Por… a kemi më shtet?

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME