Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDenoncimi/ Qentë e Beratit xhiro në Fier. (foto e vidio)

Denoncimi/ Qentë e Beratit xhiro në Fier. (foto e vidio)

“Zgjidhni problemin o ju hënshin qentë”, merreni seriozisht se nuk është për të qeshur.

Lukuni qensh mbi 15 krerë janë dukur duke bredhur rrugëve të lagjeve të Fierit dhe kjo është kthyer mjaftë problematike pasi ata ecin mes rrugës, trotuareve duke sjellë pengesë në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve e për më keq zihen e kafshohen mes tyre duke u bërë rrezik serioz për këmbësorët e aq më tepër për femrat e të vegjlit që janë duke ecur në rrugë.

Dikur bashkia Fier ka pasur një qender që financohen nga një fondacion u huaj ku qentë e rrugëve strehoheshin e trajtoheshin mire në këtë qëndër, por ndalimi I financimit bëri që kjo të mbyllej.

Për disa vite rrugët e Fierit ishin normale , tek tuk dukej ndonjë qen “rrugaç” e kjo pak më tepër u vu re në kohën e pandemisë ku u ndalua qarkullimi për qytetarët dhe doli në pah prezenca e qenve rrugeçër që qarkullonin rrugëve  të qytetit e aq më tepër në qëndër të tij.

Kjo dukuri ka disa ditë që është bërë përsëri prezente rrugëve të lagjeve të Fierit si kto pamje më poshtë që na e servirën qytetarët fierak, pamje të xhiruara në rrugën pas gjimnazit “Janqq Kilica” ku ka një lëvizje të madhe këmbësorësh qytetarë por edhe nxëxnës shkollash pasi është edhe zone tregtare.

Përballë kësaj situate të tillë  këshilli monopartiak I bashkisë duhet të marri masa e të japi zgjidhje sipas ligjit duke mos pritur që të rrezikohet seriozishtë jeta e ndonjë qytetari.

Një qytetare  fierake pohonë se disa ditë më pare ka pare një furgon me targa berati që në hyrje të Fierit tek rrethrrotullimi I parkut një person ka ndalur mjetin dhe  ka zbritur 12 krerë qenë rrugësh.

Kur problemi është present duket ti jepet zgjidhje sa më parë, të mos pritet që të ndodhi e padëshirueshmja dhe të mos arrithet të thuhet , “zgjidhni problemin u ju hëngshin qentë e rrugës”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME