Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka bërë tatuazh në dorën e saj të majtë, akronimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ish-ushtarja e UÇK-së, Kadrijaj tashmë ka vendosur që akornimin UÇK ta bëjë edhe tatuazh.
Fotografinë e saj me tatu e ka publikuar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Deliu në mbishkrimin e kësaj fotografie ka shkruar se nuk asgjë më madhështore se heroizimi i grave dhe burrave në luftën e UÇK-së.
“Në vigjilie të festës së Pavarësisë, nuk ka asgjë më madhështore se heroizmi i grave dhe burrave të Kosovës në luftën e UÇK-së.” – ka shkruar ajo.