Mediat angleze si zakonisht në merkato nuk është se janë shumë të sakta. Ditët e fundit u bë thuajse e kryer për transferimin e Thomas Strakoshës te Manchester United, por në realitet nuk do të ndodhë kështu.
Gazetari Fabrizio Romano (shumë i saktë në informacione) së fundmi raporton se gardiani i Kombëtares sonë do të transferohet te Brentford. Strakosha do të shkojë si futbollist i lirë, ndërkohë që sot do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën mbi kontratë.
Portieri shqiptar në këtë mënyrë realizon ëndrrën për të luajtur në Premier League