Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËDisa shtete tërhiqen nga pjesëmarrja në Eurovizion 2022

Disa shtete tërhiqen nga pjesëmarrja në Eurovizion 2022

Numri i pjesëmarrësve në Festivali Eurovision Song Contest 2023 vazhdon zvogëlohet prej anulimit të pjesëmarrjes nga disa vende të Ballkanit. Shkaqet për tërheqjen me sa duket nuk janë vetëm ekonomike, njofton DW.

 Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht se nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostos së lartë të pjesëmarrjes, edhe Bullgaria dhe Bosnja dhe Hercegovina konfirmuan se nuk do të marrin pjesë në ESC 2023 në Liverpul.

Radiotelevizionet paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.

Pas përjashtimit të Rusisë nga ky konkurs për shkak të luftës në Ukrainë disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë.

Radiotelevizioni publik i Maqedonisë së Veriut, MRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC gjendjen aktuale ekonomike:

“Maqedonia nuk do të marrë pjesë në Eurovision Song Contest 2023, për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike dhe kostove të larta. Vendimi për t’u tërhequr nga ESC vlen për këtë vit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”

Edhe Radiotelevizioni publik i Bosnjë-Hercegovinës, BHRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC shkaqe ekonomike.

Kurse tendenca e Radiotelevizionit publik të Bullgarisë, BNT, është relativisht e qartë: “Bullgaria nuk do të marrë pjesë në ESC 2023 dhe ndoshta as në edicionet e ardhshme. Pas analizave, u vendos që ky program nuk është më i rëndësishëm për Radiotelevizionit publik të Bullgarisë.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME