5 qershori (e diela e parë e muajit) shënon ditën pa makinë në të gjithë vendin.
Në Fier policia ka ngritur pika kontrolli në t gjithë qytetin për mos lejuar qarkullimin e makinave.
Vendimi u mor nga qeveria dhe hyri në fuqi më 3 prill.
Në vendim thuhet se e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina në të gjithë vendin.
Kjo është një nismë e qeverisë për kursim dhe mjedis më të pastër.