Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDrejtoria e Policisë Vendore në Fier në 24 orët e fundit

Drejtoria e Policisë Vendore në Fier në 24 orët e fundit

Fier – Uniformat blu të drejtorisë së policisë vendore në Fier kanë konstatuar se gjat 24 orëve të fundit kanë arrsstuar një shtetas sepse drejtonte mjetin e tij në gjrndje të dehur ndërkohë që dy shtetas të tjerë po hetoen në gjendje të lirë pasi një grua ushtronte dhunë ndaj fëmijëve të saj të mitur, një shtetas ndërtonte pa leje dhe një tjetri që banon në Hoxharë i kanë vjedhur automjetin e tij.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. N., 42 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. M., 28 vjeçe, banuese në Fier, pasi ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar se shtetasja Xh. M. ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 56 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij.

Në Komisariatin e Policisë Fier, është paraqitur shtetasi I. B., 61 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin e tij, tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME