Drogë dhe armë, dy të ndaluar nga policia (video)

Fier – Finalizohet me sukses një tjetër operacion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë operacionit të koduar “Implicazione”, u sekuestruan 2 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike, qindra fara dhe fidanë kanabisi.
Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër) që prodhonin dhe shitnin kanabis, si dhe posedonin armët e zjarrit.
Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Fier dhe i punës së pandërprerë të inteligjencës policore, për shtetas të cilët prodhonin dhe shitnin lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe posedonin armë zjarri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Implicazione”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier kapën dhe vunë në pranga shtetasit Kosta Shabanaj 47 vjeç dhe Elton Shabanaj, 26 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar. Shtetasi Elton Shabanaj, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Elton Shabanaj iu gjetën doza kanabisi, të cilat i shiste në fshatin ku banonte.
Nga kontrollet e kryera në banesën e këtyre shtetasve, në fshatin Ngjeqar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra, 1 thikë, doza kanabisi, 200 fara kanabisi dhe 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drogë dhe armë, dy të ndaluar nga polici