MAGAZINË

Dua Lipa refuzon 10 milionë dollarë për të performuar në Serbi

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 10 milionë dollarësh për të qenë krye-emri i natës kryesore në festivalin ndërkombëtar të muzikës “Exit” në Serbi. Sipas burimeve të afërta me organizatorët, këngëtarja ishte kontaktuar prej muajsh për të marrë pjesë në edicionin e këtij viti, me pagesën më të lartë që festivali ka ofruar ndonjëherë një artisti.

Megjithatë, përgjigjja e Duas ka qenë e prerë dhe pa ekuivok.
“Nuk do të performoja as për 1 miliard dollarë në atë mut vendi,” mësohet të ketë thënë këngëtarja, duke i lënë të befasuar organizatorët. Ky reagim i saj, i fortë dhe emocional, vjen në një kontekst të ngarkuar historik dhe politik mes shqiptarëve dhe Serbisë, veçanërisht pas tensioneve të përsëritura në veri të Kosovës dhe qëndrimeve nacionaliste të lidershipit serb.

Deklarata e Dua Lipës është bërë virale në rrjetet sociale, ku mijëra shqiptarë anembanë botës e kanë përgëzuar për qëndrimin e saj dinjitoz. Për shumë fansa, ky refuzim nuk është vetëm një gjest simbolik, por një mesazh i qartë për dinjitetin kombëtar dhe për refuzimin e normalizimit të marrëdhënieve kulturore me një shtet që ende nuk e njeh Kosovën si të pavarur dhe ka ndjekur politika agresive ndaj shqiptarëve.

Dua Lipa, e cila prej vitesh është shndërruar në një zë të rëndësishëm për kauzat e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, duket se edhe këtë herë nuk ka nguruar të vendosë parimet përpara përfitimeve financiare. Në një botë ku shumë artistë ndjekin vetëm interesin, veprimi i saj është përshëndetur si një akt integriteti dhe përfaqësimi i vërtetë i origjinës së saj shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button