Saturday, February 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTDumfries ekzagjeroi hedhjen, Mbappé e imitoi, plasin të qeshurat në Holandë-Francë

Dumfries ekzagjeroi hedhjen, Mbappé e imitoi, plasin të qeshurat në Holandë-Francë

Gola, magji e shumë raste. Por edhe disa të qeshura dhe një episod shumë argëtues. E gjithë kjo ndodhi në Holandë-Francë, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Les Bleus fituan 2-1 falë dy golave – njëri vërtet fantastik – nga Mbappé, i cili mori të gjithë shfaqjen. Jo vetëm për dygolëshin, por edhe për një episod të bukur me Dumfries si bashkëprotagonist. Ylli francez, pas një faulli të kërkuar për një shtyrje të lehtë ndaj anësorit të Inter, imitoi “hedhjen” e kundërshtarit plotësisht për të qeshur.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, më saktë në minutën e 46′, Dumfries sulmonte në krahun e djathtë kur u kontrastua nga Mbappé. Francezi iu afrua nga pas dhe i vendosi dorën në shpinë. Anësori zikaltër ekazgjeroi rënien dhe lëshohet në tokë. Sipas arbitrit ishte faull. Kapiteni i Francës mbeti i habitur nga vendimi i drejtuesit të ndeshjes dhe për të kundërshtuar bëri një imitim fantastik të situatës. Sulmuesi i PSG-së imiton skenën e Dumfries, i cili më pas “sqarohet” me kundërshtarin e tij duke qeshur së bashku.

HOLANDË-FRANCË 1-2: SI SHKOI NDESHJA

Në ndeshjen e grupit B, e vlefshme për kualifikueset e Europianit të ardhshëm, Franca e nisi fuqishëm me golin e Mbappé: një kthesë fluturimthi në qendër të zonës dhe 1-0 pas vetëm shtatë minutash. Fenomeni i PSG u përsërit në fillimin e pjesës së dytë me një parabolë të mrekullueshëme, që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave. Holanda nuk u dorëzua, reagoi dhe u shpërblye me golin e Hartman, që shkurtoi diferencën. Por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Les Bleus fituan 2-1 dhe mbetën me pikë të plota: gjashtë ndeshje, gjashtë fitore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME