Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy të vrarë në Tiranë, detaje nga ngjarja

Dy të vrarë në Tiranë, detaje nga ngjarja

Duket se orët e fundit të largimit të kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, do të jenë me një tjetër ngjarje të rëndë.

Të paktën këto janë raportimet e para nga Tirana, ku në zonën mes rrugës së Kavajës dhe rrugës “Myslym Shyri” ka pasur të shtëna me armë. Mësohet se një person ka qëlluar vëllain e tij dhe kunatën në ambientet e një biznesi që ata kishin në administrim. Raportohet se ata kanë ndërruar jetë. Ideniteti i tyre nuk dihet ende. Po kështu janë mister edhe motivet e ngjarjes së rëndë.

Policia ka dhënë informacion në lidhje me krimin në familje që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Islam Alla” në Tiranë. Blutë bëjnë me dije se një person me iniciale A.M. ka qëlluar në drejtim të vëllait të tij dhe kunatës të cilët kanë ndërruar jetë. Tashmë po punohet për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi paraprak i policisë

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit Dritan Muskurti., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME