Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy vëllezër kërcënojnë me jetë një vajzë, tentojnë t’i djegin dy makina

Dy vëllezër kërcënojnë me jetë një vajzë, tentojnë t’i djegin dy makina

Tepelenë- Policia ka arrestuar sot një 31-vjeçar, ndërsa vëllai i tij po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë kërcënuar një vajzë me jetë si dhe kanë tentuar t’i djegin dy automjete.

Ngjarja ndodhi në Tepelenë.

31-vjeçarja ka depozituar një kallëzim në polici ku ka deklaruar se njëri nga të rinjtë e ka kanosur, ndërsa tjetri ka tentuar t’i djegë dy makinat që ka.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin B. Q., 32 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasja L. G., 31 vjeçe, se për motive të dobëta, është kanosur nga shtetasi B. Q., dhe se shtetasi K. Q. ka tentuar të djegë 2 automjete në pronësi të saj. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi.”- njofton policia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME