Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINË”Intervista ekskluzive” me Michael Schumacher, revista kritikohet ashpër

”Intervista ekskluzive” me Michael Schumacher, revista kritikohet ashpër

Një revistë gjermane është kritikuar ashpër pasi reklamoi një “intervistë ekskluzive” me Michael Schumacher, për të zbuluar më pas se ishin citime të kampionit gjerman të Formula 1 duke përdorur inteligjencën artificiale.

Shumë pak dihet nga gjendja shëndetësore e Michael Schumacher që kur në dhjetor të vitit 2013 pësoi një aksident me ski dhe u fut në koma të induktuar. Që atë ditë, gjermani nuk është shfaqur më në publik.

Ish-piloti i Ferrarit, i cili ka fituar 7 tituj kampion në F1, vijon të mbetet nën kujdesin e një ekipi mjekësor dhe gruas së tij Corinna, në shtëpinë e tij në Gjenevë. Për këtë arsye, të gjithë u habitën kur revista gjermane “Die Aktuelle” njoftoi se do të publikonte “intervistë ekskluzive” me të.

Në fund të artikullit, revista pranon se citimet janë të rreme dhe se nuk ka folur me Schumacher apo dikë nga familja e tij: “Intervista ishte online, në një faqe që ka të bëjë me inteligjencën artificiale”. Fansat dhe ekspertët e komunikimit dënuan artikullin, duke e cilësuar “të turpshëm”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME