KRYESORE

E përplasi fuoristrada, ndërron jetë 50-vjeçari në Fier

Gjatë mbrëmjes së kësaj të mërkure ndodhi një aksident i rëndë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” në qytetin e Fierit.

Një automjet tip “Fouristradë” përplasi një këmbësor, i cili mori dëmtime të rënda dhe u transportua menjeherë në spital.

Policia njoftoi më pas se 50-vjeçari me inicizle D. Gj., nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat nga policia, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button