Edhe Suedia “këput në mes” kuqezinjtë.
Në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit u luajt ndeshja miqësore mes Suedisë dhe Shqipërisë.
Skuadra jonë kombëtare u mund minimalisht 1-0, me një gol të pësuar në gjysmën e dytë të lojës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës zhbllokohet rezultati.
Në minutën e 62-të Kulusevski kroson nga e djathta, në zonë gjuan me kokë Nilsson duke e dërguar topin në rrjetë, 1-0 për Suedinë.
https://streamin.one/v/19eaa5c2
Me gjithë përpjekjet e kuqezinjve, rezultati nuk ndryshoi dhe Suedia fiton me të vetmin gol të Nilsson.
Kjo ishte miqësorja e dytë radhazi e kuqezinjve, pas asaj të luajtur në Parma me Kilin, ku humbi me rezultatin 3-0.
Këto dy ndeshje i shërbyen trajnerit Silvinjo për të parë formën e lojtarëve dhe për të krijuar një ide për kolaudimin e grupit për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, ku në grup do të përballet me kundërshtarë mjaft të fortë si Italia, Kroacia dhe Spanja.