Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETU kapën në shtëpi bari, burg për dy shqiptarë të tjerë në...

U kapën në shtëpi bari, burg për dy shqiptarë të tjerë në Britani

Dy shqiptarë që pranuan se po kultivonin mbi 400 bimë kanabisi me vlerë deri në 350 mijë £ në një shtëpi në Sutton Bridge në Britaninë e Madhe u dënuan këtë të hënë, secili me nga 14 muaj burg. Policia bastisi pronën më 21 shkurt të këtij viti pasi nga një kontroll me dron u vu re një burim i madh nxehtësie. Prokurori Philip Plant tha se oficerët arritën të hyjnë në banesë duke thyer disa porta hekuri.

Policia gjeti një person në çati dhe një tjetër të fshehur në hapësirën e papafingos, u tha në gjykatë. Plant tha se një kontroll i pronës zbuloi gjithsej 423 bimë kanabisi. Një ekspert për këto çështje vlerësoi rendimentin e kanabisit midis 11 dhe 35 kilogramë, me një vlerë të mundshme në rrugë midis 118 mijë dhe 355 mijë £. Denis Xibraku, 24 vjeç dhe Halil Copani, 34 vjeç, të dy pa adresë fikse, pranuan akuzën për kultivimin e kanabisit nga data 1 janar deri më 22 shkurt të këtij viti.

Në gjykatë u tha se të dy shqiptarët nuk ishin të dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar. Neil Sands, avokati i Copanit tha se tani ai do të përballet me dëbimin ndaj kishte kërkuar vetë që të kthehej tek familja e tij në Shqipëri. Sands i tha gjykatës se Copani u detyrua të bënte këtë punë pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar pasi duhet të paguante tarifën prej 25 mijë £ për hyrjen ilegalisht në vend.

“Është një histori e trishtueshme që kjo gjykatë e ka dëgjuar shumë herë më parë”, – tha Sands. Ndërsa Leanne Summers, avokate e Xibrakut, tha se ai mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019 dhe fillimisht punoi në një lavazh pasi u përpoq të kërkonte azil.

Gjyqtari Justin Wigoder u tha të dy shqiptarëve: “Unë besoj se të dy ishit të punësuar si kopshtarë dhe kujdestarë të asaj që ishte një kultivim shumë komercial i kanabisit. Ky ishte një ushtrim kriminal shumë profesional. Nëse policia nuk do të kishte mbërritur, do të kishte të korra të tjera më pas”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME