Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKim përballet me kritika: Kërkoji falje Kate Middleton

Kim përballet me kritika: Kërkoji falje Kate Middleton

Kim Kardashian po vendoset nën presion për të kërkuar falje dhe për të hequr postimin e saj “të pandjeshëm” për Kate Middleton pasi familja mbretërore njoftoi të premten se ajo po lufton me kancerin.

Më 17 mars, Kim postoi një foto të saj duke pozuar para një makine luksoze, ndërsa kishte veshur pantallona lëkure dhe një bluzë të zezë. “Në rrugën time për të gjetur Kate,” shkroi ajo në postim.

Më 23 mars, Kate lëshoi një deklaratë në lidhje me diagnozën e saj të kancerit dhe se si ajo po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese. Zbulimi tronditës bëri që ndjekësit e rrjeteve sociale t’i riktheheshin postimit të Kardashian.

“Pasi u zbulua lajmi se ajo kishte kancer, ju duhet ta hiqni këtë. Është jashtëzakonisht e pandjeshme dhe ju i detyroheni princeshës sonë një falje”, shkroi njëri.

Pasi u zbulua se ajo ka kancer, ti duhet ta heqësh postimin. Është jashtëzakonisht e pandjeshme dhe ti i detyrohesh princeshës një ndjesë”, shkroi një person. “Unë mendoj se nevojitet një falje!” ka shkruar një tjetër individ. “Kim, kërkoji falje!”; “A mund të kërkoni falje në vend të gjithë gjërave që po bëni këto kohë?” ishin disa nga komentet.

Kardashian u pyet për shakanë menjëherë pasi Princesha e Uellsit njoftoi diagnozën e saj të kancerit të premten.

Në një video në The Daily Mail, një fotograf mund të dëgjohet duke pyetur Kardashian: “A keni ndonjë koment për Kate?” teksa largohet nga loja e futbollit të djalit të saj. Kim  u largua në heshtje pa thënë asnjë fjalë për këtë çështje.

Kardashian nuk është i vetmi personazh i famshëm që bëri shaka rreth teorive të konspirative për zhdukjen e Kate. Stephen Colbert, John Oliver, Jimmy Kimmel dhe Andy Cohen gjithashtu komentuan “zhdukjen” e Kate në postimet  e tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME