Monday, July 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTEksperti: Strakosha në radarin e Chelsea-t

Eksperti: Strakosha në radarin e Chelsea-t

E ardhmja e Thoma Strakoshës mund të jetë në Premier League. Ditët e fundit pista e Fulhamit është ftohur, por në skenë ka dalë një tjetër klub anglez.

Bëhet fjalë për klubin e Chelsea-t, që ka kthyer sytë nga portieri shqiptar.

Lajmi është bërë publik nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili në një postim në “Twitter” shkruan se portieri “kuqezi” është një nga opsionet e “bluve” të Londrës, duke qenë se aktualisht është lojtar i lirë. Strakosha shihet si njeriu ideal për të qenë zëvendësues i Mendy-s, pas lamtumirës së pritshme të Kepa-s.

“Thomas Strakosha është duke tërhequr interesin e klubeve të mëdha duke qenë se është lojtar i lirë. Chelsea po e konsideron si një opsion, në rast se Kepa do të largohet nga klubi këtë verë.”-shkruan Farbizio Romano.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME