Sunday, December 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEkzekutimi me armë i efektivit në Fier, vijojnë kërkimet për kapjen e...

Ekzekutimi me armë i efektivit në Fier, vijojnë kërkimet për kapjen e autorit

Policia e Fierit, RENEA dhe FNSH që prej ditës së djeshme vijojnë kërkimet dhe krehjen e zonës, për lokalizimin dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit që ekzekutoi me armë efektivin e forcave “Shqiponja”.

Një operacion është duke u zhvilluar në fshatin Pojan, pranë fshatit Baltëz ku ndodhi vrasja, pasi dyshohet se Azgan Mernica fshihet aty. Ai arriti t’ia mbathte menjëherë pas krimit të rëndë.

Ndërkohë policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm për kapjen e vrasësit të Novruz Cenalisë. Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës.

Dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

28-vjeçari po shkonte të merrte shërbimin, ndërsa punonte prej 4 vitesh në radhët e policisë dhe prej dy vitesh ishte pjesë e forcave speciale “Shqiponja”. I veshur me uniformë, por jashtë shërbimit, ai u qëllua me një plumb në kokë nga Mernica dhe ndërroi jetë në vend.

Mësohet se edhe babai i viktimës është punonjës policie dhe se lajmin tragjik për vdekjen e të birit e mori në sallë operative. Sipas informacioneve, babai i viktimës ka vrarë një person tjetër për vetëmbrojtje gjatë kohës kur punonte në komisariatin e Hasit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME