Greqi – Një shtetas Shqiptar ështe ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes prej personave ende të pa njohur në rrugën Atlantos 54 në lagjien Palio Faliro.
Policia thotë se viktima është skeduar me dy emra.
Thimi DROBONIKU ose PRIFTI i Roladit Aleksandrës i datëlindjes 18.1.1967 nga Berati u qëllua në kokë me dy plumba të kalibrit 9mm.
Ai u dërgua në spitalin Evangjelizmos të Athinës ku mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motorrcikletë.
Burime policore thanë se viktima kishte precedentë të mëparshëm kriminale që kishin të bënin me trafikun e drogës,madje i ka qënë edhe i dënuar për këtë vepër penale.
Ai njihej me dy emra si Thimi Roland Droboniku ose Thimi Roland Prifti (saktesim)