Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEkzekutohet në Belgjikë me 6 plumba Erion Hasanbelliu

Ekzekutohet në Belgjikë me 6 plumba Erion Hasanbelliu

Një person ka mbetur i vrarë në lagjen Place De Brouckère, ne Belgjike.

Dyshohet se viktime ka mbetur shqiptari Erion Hasanbelliu, nje emer i perfshire ne disa ngjarje kriminale ne vend.

Mësohet se ai eshte qelluar 6 here me plumba pas shpine.

Sakaq, policia belge ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur ne kerkim.

Sipas burimeve akoma jo zyrtare dyshohet se autor është nje shqiptar dhe ka inicialet K.N.

Erion Hasanbelliu dyshohet se ka qenë shofer në ngjarjen kur ju bë atentat biznesmenit Sokol Çapjas.

Gjithashtu ka dyshime të forta se ai ka qenë pjesë në ekzekutimin e Bledar Muçës.

Ndërkohë duke folur menjëherë pas njoftimit të policisë, kryebashkiaku i Brukselit Philippe Close dënoi vrasjen dhe siguroi se policia po bën gjithçka që mundet për të garantuar sigurinë e vizitorëve në kryeqytet.

“Shpresoj që policia të mund të arrestojë autorët sa më shpejt të jetë e mundur. Janë mobilizuar shumë patrulla. Dua të theksoj se të gjithë duhet të jenë në gjendje të ndihen të sigurt në Bruksel dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi me ndihmën e shërbimeve të policisë”.

Image

Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013-të, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, në atë periudhë Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogan. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë.

Zanafilla e vrasjeve

Gjithcka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Cela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës. Vëllezërit Hasanbelli, mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, saktësisht në orën 17.15 minuta të datës 17 mars 2002 Geroni së bashku me Erion Hasanbellin tentojnë të hakmerren.

Hakmarrja në Belgjikë

Në lokalin ‘Prehistori’ ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelli qëllojnë me armë Juljan Celën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri. “Ngjarja ka ndodhur për qëllim gjakmarrje, pasi Juliani dhe Kasandri kishin vrarë babain e vëllezërve Hasanbelli”­ sqaronte aso kohe policia. Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.461, datë 15.09.2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Arrestimi në Elbasan

Vite më pas vëllezërit Erion (Mikel) e Geron Hasanbelli, nga Fieri u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale që shfrytëzonin për qëllime prostitucioni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sipas autoriteteve italiane, ata e kanë të faktuar tashmë se dy vëllezërit Hasanbelli, së bashku me persona të tjerë e kanë kryer këtë aktivitet të paktën gjatë vitit 2012. Mësohet se ndaj këtyre dy shtetasve, gjykata e Fierit ka lejuar ekstradimin në gushtin e vitit të kaluar, por ky ekstradim është pezulluar në përputhje me ligjin. Kjo për faktin se dy vëllezërit ishin duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare për vrasjen e shtetasit Julian Çela dhe plagosjen e shtetasit Kasandër Noga, ngjarje e ndodhur në Antverp të Belgjikës, në vitin 2002.SYRI

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME