Monday, November 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREEMA miraton insulinën e parë javore të diabetit në botë

EMA miraton insulinën e parë javore të diabetit në botë

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar insulinën e parë javore në botë për trajtimin e pacientëve të rritur me diabet. Do të reduktohet numri i administrimit të insulinës në vetëm një herë në javë në krahasim me administrimin ditor që bëhet aktualisht. Në një vit, nga minimumi 365 injeksione shkohet në 52. Këtë e ka bërë të ditur kompania farmaceutike Novo Nordisk.

Përveçse ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve, insulina e re javore ka një ndikim edhe në aspektin e qëndrueshmërisë mjedisore, duke nxitur reduktimin e emetimeve të CO2. Ky është një lajm i mrekullueshëm, njëqind e një vjet pas zbulimit të insulinës, e cila mund të ketë një ndikim pozitiv në menaxhimin e diabetit. Sot, terapia me insulinë kërkon që pacienti të administrojë insulinë të paktën një herë në ditë me një ndikim që varion nga vetë menaxhimi i terapisë deri te sferat sociale, të punës dhe psikologjike të personit dhe familjeve të tyre.

Kjo terapi inovative do të përmirësojë jashtëzakonisht cilësinë e jetës së pacientëve me diabet, duke thjeshtuar trajtimin. Të dhënat tregojnë se 50% e njerëzve me diabet që kërkojnë terapi me insulinë vonojnë fillimin e trajtimit me më shumë se dy vjet, me pasoja në menaxhimin e sëmundjes dhe ndërlikimet e saj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME