Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmër për emër/ Deputetët anonimë që propozuan shkatërrimin e zonave të mbrojtura

Emër për emër/ Deputetët anonimë që propozuan shkatërrimin e zonave të mbrojtura

Të enjten kuvendi i Shqipërisë miratoi në një seancë 4 minutshe, me 74 vota të PS-së ndryshimet ligjin për zonat e mbrojtura, që i hap përfundimisht rugën ndërtimeve dhe betonit, në parqet natyrore që janë një pasuri e çmushme e të gjithë shqipëtarëve.
Opozita e cila e kundërshtoi këtë plan të ri plaçkitjeje denoncoi emër për emër deputetët rilindas, që u bënë “nismëtarë” për ndryshimin e ligjit të vitit 2017, që u kundërshtua nga ambientalistët vendas dhe nga Bashkimi Evropian.

Ata janë (nga e majta në të djathtë rreshti sipër) Fadi Nasufi (qarku i Beratit),

Florenc Spaho (Elbasan),

Arkend Balla (Durrës),

Edona Bilali (Shkodër),

Bujar Çela (Lushnje),

Anduel Tahiraj (Vlorë).

Fadi Nasufi (qarku i Beratit),

Florenc Spaho (Elbasan),

Arkend Balla (Durrës),

Edona Bilali (Shkodër),

Bujar Çela (Lushnje),

Anduel Tahiraj (Vlorë).

(Reshti poshtë nga e majta në të djathtë): Shpresa Marnoj (Lezhë),

Mirela Pitushi (Fier),

Denis Deliu (Durrës),

Klodiana Spahiu (Durrës),

Enslemvera Zake (Korçë),

Eduart Ndreca (Lezhë).

Shpresa Marnoj (Lezhë),

Mirela Pitushi (Fier),

Denis Deliu (Durrës),

Klodiana Spahiu (Durrës),

Enslemvera Zake (Korçë),

Eduart Ndreca (Lezhë).

Lapsi.al bëri një kërkim të shpejtë në rrjet. Pëpos Fadil Nasufit që është një socialist i vjetër dhe ka qenë edhe kryetar bashike i Beratit dhe Edona Bilalit të cilën nga askushi Rama vendosi ta bëjë për disa kohë ministre, pjesa tjetër janë krejtësisht anonimë. Pothuajse nuk flasin kurrë në kuvend. Nuk mbahen mend për asnjë qëndrim, ide apo tezë politike disa prej të cilëve është e vështirë ti gjesh edhe duke lundruar në google.

Por edhe atyre që u gjendet emri shfaqen aty ose se kanë një një kushëri të burgosur, ose se kanë zëvendësuar një koleg të dënuar me mandat të hequr, ose se parkojnë makinën si të fortë në trotuar, ose si nëna me shumë fëmijë, ose si barby që shkojnë me minifund në sallën e parlamnetit. Pra kjo bandë anonimësh ka marrë përsipër betonizmimin e zonave të mbrojtura. Natyrisht, gjithkush e di se ta nismëtarë të ndryshimit të ligjit kanë qenë vetëm formalisht, madje as mund të kenë marrë mundimin ta kenë lexuar relacionin shoqërues. Por pikërisht këtë, këta deputetë simbol të ‘banalitetit të së keqes” janë treguesi më i mirë se deri në ç’pikë ka degraduar partia që drejton sot vendin dhe parlamenti i kontrolluar prej saj.

Ndryshimet e “propozuara” nga 12 deputetët dhe të miratuara me 74 vota rrezikojnë sipas aktivistëve mjedisorë dëmtimin pa kthim të natyrës së mbrojtur, duke lejuar ndërtime të rënda brenda tyre për arsye ekonomike dhe turistike. Në seancë u votua një projekt draft i shpënë në parlament në momentin e fundit pa konsultim publik, dhe pse zyra e BE i kërkoi Kuvendit ta tërhiqte, pasi dispozitat binin ndesh me legjislacionit europian për mjedisin.

Ndryshimet ligjore të qeverisë lejojnë brenda Zonave të Mbrojtura “struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur”. Këtej e tutje do ti takojë K.K. të Territorit që pa konsultimin publik të vendosë rregullat dhe kriteret për zhvillimin e këtyre zonave.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME