Sunday, May 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmri/ Kërkohej nga Franca, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Peru

Emri/ Kërkohej nga Franca, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Peru

Një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Oltjon Belulaj ka rënë në prangat e policisë peruane pasi ishte i kërkuar nga autoritetet franceze. Në bashkëpunim me Interpolin dhe pas informacioneve të ardhura nga Franca, 34-vjeçari shqiptar që u arrestua mësohet se mbante edhe një mbiemër tjetër.

Kreu i Interpol Peru, Kolonel José Luis Quiroz tha për mediat vendase se Belulaj kërkohej në Francë për “import të lëndëve narkotike për organizatën kriminale”. Operacioni për kapjen e tij erdhi pas informacioneve se Belulaj do të vinte në Peru nga Brazili ku ndodhej së fundmi, përmes linjës Latam.

Bëhet me dije se urdhër arresti nga autoritetet franceze ishte lëshuar ndaj tij në vitin 2022 dhe pas një monitorimi të historikut të tij të fluturimeve, u arrit të kapej të martën në mëngjes në aeroportin “Jorge Chávez” me qëllim ekstradimin e tij në Francë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME