Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEra e fortë dhe rrebeshi i shiut lënë pa drita fshatra të...

Era e fortë dhe rrebeshi i shiut lënë pa drita fshatra të Fierit

Erërat e forta kanë shkaktuar probleme në qytetin e Fierit dhe disa zona përreth. Për pasojë raportohet se ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

Sipas qytetarëve në Levan, Peshtan dhe Cakran energjia elektrike është ndërprerë që në orët para të mëngjesit.

Ndërkohë nga OSHEE bëhet me dije se po punohet për përmirësimin e situatës, ndërsa shkak i ndërprerjes së dritave është bërë moti i keq, era e fort dhe rreshjet e shiut që kanë nisur të bien në orët e pasdites.

Problem tjetër për banorët e zonës janë dhe vatrat e zjarrit të cilat janë duke përparuar me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Kujtojmë që dje, është përfshirë nga flakët kodra në fshatin Dukat, sa kalon hyrjen e tunelit të Llogorasë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME