Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREEuro 2024: Portugali-Çeki 2-1

Euro 2024: Portugali-Çeki 2-1

Portugalia e fillon rrugëtimin e saj në Euro 2024 me një fitore me përmbysje 2-1 kundër Republikës Çeke ne Grupin F. Në Leipzig u zhvillua një ndeshje praktikisht e njëanshme, por në pjesën e parë Stanek i tha dy herë jo Cristiano Ronaldos.

Në pjesën e dytë me gjuajtjen e tyre të parë në portë, çekët kaluan në avantazh falë një goditje të bukur me të djathtën nga këndi e Provod (62′). Gëzimi i çekëve, megjithatë, zgjati vetëm 7 minuta, më pas autogoli fatkeq i Hranac rikthen barazimin.

Portugalia gjeti golin e avantazhit në minutën e 87-të, kur Diogo Jota, përfitoi nga kaosi dhe shkundi rrjetën e çekëve, por në fund goli i sulmuesit u anulua, pasi Ronaldo ishte më parë në pozicion të parregullt

Ndërkohë në minutën e 90-të Martinez luan kartonin Conceiçao që në minutën e 92-të i jep Portugalisë tre pikët ne Euro 2024.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME