Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIEuro në pikiatë, Ola Xama: Në vitin 2023 u konvertuan 12 miliardë...

Euro në pikiatë, Ola Xama: Në vitin 2023 u konvertuan 12 miliardë euro në Shqipëri

Gazetarja Ola Xama, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për mbiçmimin e lekut dhe rënien e vazhdueshme të euros në vendin tonë në nivele dramatike, ku sot këmbehet me rreth 104 lekë.

Xama shpjegoi se në vendin tonë janë konvertuar për vitin 2023, rreth 12 miliardë euro, shifër kjo e dyfishuar nga viti 2015, kur janë konvertuar rreth 6.5 miliardë euro, çka nuk shpjegohet dot me faktorët si emigracioni, turizmi, zhvillimi ekonomik.

Po kështu gazetarja shpjegoi se edhe me monedhat e tjera, dollarë dhe paund, janë rritur ndjeshëm shifrat e konvertimit në Shqipëri.

“Kemi parë një mbiçmim të monedhës vendase që nga viti 2015, që koiçidon edhe me dukurinë e kanabizimit dhe deri më sot. Të gjitha shkaqet lidhen me tregun vendas në Shqipëri, prandaj quhet rritje e monedhës kombëtare dhe jo nënçmim i euros.

Përse ka shumë euro në qarkullim? Janë disa që thonë se vijnë nga emigrantët, turistët, borxhi në monedhë euro, etj.

Flukset e këmbimeve gjatë vitit 2023 kanë qënë shumë të larta dhe të pashpjegueshme me faktorët fondamentalë.

Mesatarja historike e konvertimit të euros, ka qenë 5 miliardë euro në vit. Që nga viti 2016 shohim që është rritur në 6.5 miliard dhe në vitin 2023 papritur shohim 12 miliardë euro të konvertuara. Pra që nga viti 2016 kemi dyfishim. Kjo është rreth 50% e GDP.

Konvertimet e fluksit të dollarit kanë qenë rreth 2 miliardë, por tani kanë shkuar në 3 miliardë dollarë në vitin 2023. Edhe flukset e dollarit janë në rritje. Ne kemi rritur edhe shkëmbimet e dollarit me vendet e Amerikës Latine. Kemi rritje të investimeve nga Ekuadori.

Edhe për paund kemi dyfishim të konvertimit nga viti 2019 deri në 2023. Këto janë më shumë para cash sepse paundi konvertohet më shumë në pikat e shkëmbimit”, tha ndër të tjera Xama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME