Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta/ Do e thyejë “arrestin shtëpiak”, Berisha?

Protesta/ Do e thyejë “arrestin shtëpiak”, Berisha?

Protesta që PD e Rithemelimit dhe grupi i Bardhit kanë thirrur ditën e nesërme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për Edi Palokën është hallka vendimtare në mënyrën si opozita do të sfidojë pushtetin e Edi Ramës.

“Nesër na duhet në një farë mënyrë të masim forcën po me praninë sa më masive të qytetarëve. Problemi është se na thonë pse s’na thërret opozita në protestë, ata që s’duan të protestojnë thonë se nuk vijmë tani se na ka thirrur politika.

Të gjithë shqiptarët, të majtë dhe të djathtë, kanë një mijë arsye të protestojnë. Nuk e kam për grupet që në këto 12 vite të qeverisë Rama kanë arsye për të protestuar, njerëz që ju janë prishur shtëpitë, bizneset etj… Masiviteti është tregues sesa ajo pakënaqësia, revolta, që njerëzit e shprehin nëpër kafene, shtëpi, rrjetet sociale. Nesër duhet të dalin, ju kam thënë të paktën tregojeni me prani që jeni kundër një regjimi të tillë.

Thjeshtë të jenë aty. Nuk kërkohet ndonjë sakrificë e madhe, as do përmbysim nesër regjimin. Thjeshtë të jenë të pranishëm dhe të tregojnë që ne nuk jemi dakord më me këtë që po ndodh në Shqipëri.”

Shifrat për Palokën do të shërbejnë për të matur forcat, ndaj mesazhi i tij 12 orë para protestës është që shqiptarët të jenë të pranishëm masivisht përballë Kryeministrisë.

Paloka iu shmang zbulimit të detajeve të hollësishme, por konfirmoi se Sali Berisha do të mbajë fjalën e tij në shesh. Forma sesi ish-kryeministri do t’u drejtohet qytetarëve mbetet për t’u parë nesër sipas Palokës, i cili me batutë nuk përjashtoi as mundësinë e thyerjes së arrestit shtëpiak nga kreu i Rithemelimit.

Por nëse del nga shtëpia ai arrestohet dhe dërgohet në burg.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME