Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFantazma e një vrasësi/ 'Lala' që kryente vrasjet e bandave

Fantazma e një vrasësi/ ‘Lala’ që kryente vrasjet e bandave

Ndërmjetës për porositë kriminale mes grupeve, një shofer i aftë të largonte vrasësit nga krimi, hakmarrës, vrasës gjakftohtë dhe përmbarues krimesh.

Kriminelët mes njëri-tjetrit i kanë ngjitur nofkën Lala, megjithëse emri zyrtar i tij është Talo Çela, 51 vjeç. Gjyqet ndaj të shumëkërkuarit në Gjykatën e Posaçme numërohen në seri ashtu si edhe akuzat që rëndojnë ndaj tij në mungesë, njëlloj si prokura që iu dha avokatit që këmbëngul se nuk e ka takuar ndonjëherë.

Por teksa për autoritetet emri i tij skedohet në 21 korrik 2015 për një krim banal si ai i ndërtimit pa leje në fshatin Bradashesh, Talo Çela kishte bërë rrugë të gjatë në krim.

Megjithëse sytë e policisë dhe të drejtësisë ishin të mbyllur deri ditën kur ata u hapën nga bashkëpunëtori i tij i parë Alkond Bengasi që e përmend emrin e Talo Çelës në mega-grabitjen e Rinasit.

Emri i tij del në sipërfaqe gjatë grabitjes së vitit 2019, ku raportohet se u grabitën 4.6 milionë euro dhe mbeti i vrarë Admir Murataj.

Rrëfimtari tjetër i drejtësisë, që i përsëriti autoriteteve se Talo Çela ishte kthyer në një personazh të rrezikshëm, ishte i penduari tjetër Klevis Alla që tregoi se si Talo Çela u implikua në vrasje të pamëshirshme dhe të dyfishta në Durrës teksa garantoi largimin e të dyshuarëve.

Ndaj tij policia vendos për herë të parë shpërblim në 2020 në vlerën e 10 mijë eurove, por në 43 raste policia u kthye duarbosh pa të shumë kërkuarin, pse jo edhe të tradhtuar mes njëri-tjetrit.

I treti, Nuredin Dumani e përshkruan atë si një njeri që mbante mjetet e duhura për të shpërthyer dyer të blinduara, atëherë kur grupi mori informacion se në një banesë gjendeshin 500 mijë euro, se Talo Çela mori porosi për të vrarë Fatmira Dedën nënën që kërkonte drejtësi dhe që u tradhtua nga shteti i saj.

Për ta kryer vrasjen ashtu si e porositi Festim Qoli të tillë që të ngjante si grabitje, Talo e rrahu e mandej e goditi me thikë, duke i marrë çantën teksa më herët kishte pohuar se largimi nga skena e krimit do ishte më i lehtë në rast se kryhej në afërsi të varrezave.

Një i shumë kërkuar për të cilin u vendos 5 kilogramë eksploziv që të shembej gjithçka nga banesa e cila tanimë është e braktisur. Por gjithashtu një njeri që e takoi Nuredin Dumanin dhe e bëri mik mbasi ai kishte dalë nga burgu i tha “kemi shumë punë“, duke nënkuptuar se Durrësi ishte njëherazi një qytet i nëndheshëm krimi. Një mik që e ktheu armik Nuredin Dumanin, i cili pistoletën që ia dhuroi Talo Çela ia drejtori të vëllait të tij Bujar Çelës. Kur ajo nuk shkrepi armiku më i ri i të shumë kërkuarit urdhëroi dy të tjerë ta vrisnin medoemos.

I divorcuar dhe baba i një vajze, për banorin e Bradasheshit nuk dihet më asgjë. Teksa Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë filluar të flasin, jo vetëm për atë, por edhe për të tjerë./TCH

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME