Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE Fati i keq e ndjek nga pas, Broja luan 9 minuta, por...

 Fati i keq e ndjek nga pas, Broja luan 9 minuta, por del nga fusha i gjakosur: Chelsea fiton me 10 lojtarë

Fitore e madhe e Chelsea, që kaloi Brighton në javën e 14 të Premier League. Londinezët luajtën me 10 lojtarë në pjesën e dytë dhe rrezikuan rikthimin e kundërshtarëve.

Broja u aktivizua nga Pochettino në minutën e 81′, por fati i keq vazhdon ta ndjekë, duke dalë nga fusha i gjakosur. Fitore e vuajtur edhe për Liverpool, që mposhti 4-3 Fulham. Barazim 2-2 mes Bournemouth e Aston Villa. Nuk arrin të fitojë në shtëpi edhe West Ham, i ndalur 1-1 nga Crystal Palace. Golit të shpejtë të Kudus (13′) iu përgjigj Edouard (53′).

Chelsea u rikthye te fitorja, edhe pse e vuajti shumë sfidën e fituar me Brighton. Në avantazh të dy golave të Fernandez e Colwill, Blues rrezikuan të conin gjithcka dëm në fundin e pjesës së parë. Buonanotte ngushtoi diferencën në të 43′ e dy minuta më pas Callagher mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë Chelsea me 10 lojtarë. Penalltia e Fernandez (65′) sistemoi gjërat, që u kthyen të rrezikuara pas golit të Joao Pedro në shtesë.

Broja u aktivizuar në minutën e 81′ duke marrë vendin e Mudryk. Sulmuesi i kombëtares që po rigjen minuta të rëndësishme, pas dëmtimit të gjatë, që e mbajti jashtë për tetë muaj dhe pastaj një tjetër shqetësimi muskular që e bëri të humbiste ndeshjet e fundit eliminatore të kuqezinjve, u dëmtua sërisht por këtë herë pa pasoja. Broja në një kontrast loje u gjakos nga hunda. Shkodrani nuk pranonte të dilte nga fusha, për të mos e lënë Chelsea me 9 lojtarë në fushë. Mjekimi, sidoqoftë, ishte i pamshmangshëm.

Premier League England
Bournemouth 2-2 Aston Villa
Chelsea 3-2 Brighton
Liverpool 4-3 Fulham
West Ham United 1-1 Crystal Palace

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME