Monday, November 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREFERMA VIP/ Xhesika Polo, e prekur tregon se si e përballuan me...

FERMA VIP/ Xhesika Polo, e prekur tregon se si e përballuan me vëllain, humbjen e nënës

Katër vite më parë, këngëtarja Xhesika Polo humbi nënën pas një lufte me kancerin.

Sot teksa po bënte ecje me Mariana Kondin në Ferma VIP, Xhesika ka hapur zemrën dhe i ka treguar aktores momentet e fundit të nënës së saj.

“Vëllai im është komplet e kundërta ime dhe ai më mban kështu. Mos të ishte për të mund të kisha marrë 100 vendime të gabuara në jetë. Edhe kur iku mami ai u rrit. Sepse ka qenë shumë i lidhur me mamin. Tmerrin më të madh kur u sëmur mami kisha Markon, por ai u rrit brenda natës. Ai u tregua 10 herë më i fortë se unë. Unë isha e vetmja që e kam parë mamin tim të jepte shpirt dhe duhet t’ja thoja të gjithëve. Kur ja thash babit aty mu këput një cop. Dhe erdhi im vëlla dhe më tha do e kalojmë bashkë”, tregoi Xhesika.

Xhesika ka treguar se ajo ndenji vetë aty, në momentet e fundit të nësës së saj, pasi askush nuk mund ta përballonte tjetër.

“Ditën e fundit që ka ndërruar jetë. Unë i përcolla të gjithë dhe ndenja vetë aty. Po shumë e bukur deri ditën e fundit. Nuk të mëson njeri të jetosh pa mamin”, ka thënë ndër të tjera Xhesika teksa nuk ka mbajtur dot lotët.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME