Sunday, May 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREFlorian Marku pëson humbjen e parë nga Kongo në Londër

Florian Marku pëson humbjen e parë nga Kongo në Londër

Florian Marku ka regjistruar sot humbjen e tij të parë në ringun profesionist, teksa është mundur nga britaniku Chris Kongo në duelin për titullin IBO Intercontinetal Welter.

10 raunde ishin thuajse të barabartë, ndërsa një goditje Marku e mori në raundin e tetë, teksa arbitri e ndëshkoi me faull për goditje të kundërshtarit pas koke.

Chris Kongo, i cili ishte më i gjatë, shpesh tentonte të lidhej me Markun për të fituar kohë dhe për të kaluar momentet e tij të vështira.

Pas 13 fitoresh dhe një barazimi, erdhi humbja e parë në karrierë për Markun, me vendim unanim me pikë në favor të rivalit të tij.

Gjyqtarët vendosën 96-94, 96-93, 98-92 në favor të Kongos.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME