Wednesday, May 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIFermerë e blegtorë me sytë nga celulari, presin sms që t'i njoftojë...

Fermerë e blegtorë me sytë nga celulari, presin sms që t’i njoftojë që të shkojnë e të marrin  naftën pa akcisë (foto e vidio)

Fier – Me dhjetra fermerë e blegtorë të fshatrave të zonës së bregdetit të Semanit mbetën me sytë nga aparatet e telefonave celularë nëse u vjen një sms që ti njoftojë që të shkojnë e të marrin naftën pa akcisë që qeveria Rama u premtoi disa ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Në Dërmënas, Hoxharë, Darrëzezë dhe Topojë edhe pse brenda vetes ata e kuptojnë që ka qenë një tallje me ta, fermerët apo blegtorët përsëri kur dëgjojnë tingullin e mbritjes së mesazheve në Inboxin e celularit shikojnë vertikti se mos është mesazhi i naftës pa akcisë.

Të pyetur fermerë e blegtorë pohojnë se kanë aplikuar jo vetëm këtë vit por edhe vitet e kaluara, dikur kan marrë e këtë vit jo, ndoshta presin, sikundër të tjerë që nuk kan marrë asnjë vit dhe përsëri presin që tu mbrri sms në celular

Kemi ndeshur dhe me atë kategori fermerësh që edhe pse kanë tokat e tyre apo i kanë marrë me qera për të ushtruar aktivitetin e tyre bujqësor asnjëherë nuk kanë aplikuar dhe nuk aplikojnë duke pohuar se nuk kemi kohë për të humbur, shteti tallet sepse japin sasi qesharake nafte pa akcisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME