Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFermeri humb jetën teksa punonte me frezën në arë

Fermeri humb jetën teksa punonte me frezën në arë

Një fermer ka humbur në mënyrë tragjike jetën në Divjakë teksa ishte duke punuar te toka e tij. Policia bën me dije se 72-vjeçari ishte duke punuar me frezë dore teksa për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin e saj duke pësuar dëmtime të shumta, të cilat shkaktuan humbjen e jetës.

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME