Sunday, September 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAFesta me fishekzjarre në jaht i vë zjarrin ishullit grek, 13 të...

Festa me fishekzjarre në jaht i vë zjarrin ishullit grek, 13 të arrestuar

Një festë e çmendur me fishekzjarre në një jaht në brigjet greke ka shkaktuar zjarr në ishullin Hydra. Fishekzjarrët e ndezura sollën djegien e pyllit të vetëm me pisha në ishullin turistik i cili shtrihet në jug të Athinës. Zjarrfikësit u detyruan të ndërhynin në rrugë detarë dhe ajrore pasi në këtë zonë nuk ka rrugë për në plazh. Shkaku i zjarrit ka shkaktuar zemërim në Greqi, shtet i cili po lufton me disa vatra zjarresh.

“Ne jemi të indinjuar që disa njerëz hedhin fishekzjarre në mënyrë kaq të papërgjegjshme në një pyll me pisha,” tha kryetari i bashkisë së Hidrës, Giorgos Koukoudakis .

Greqia ka qenë në gatishmëri të lartë për zjarret që nga e marta. Autoritetet po përgatiten për një verë të vështirë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME