Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORETurqia shënon autogolin më absurd të Europianit: Portugalia tris

Turqia shënon autogolin më absurd të Europianit: Portugalia tris

Misioni i përmbushur për Portugalinë në fazën e parë të Euro 2024. Në ndeshjen e dytë të Grupit F, skuadra e Martinez mundi 3-0 Turqinë dhe u kualifikua për në fazën e 1/8 si e para në grup me një ndeshje para kohe. Në Dortmund, në pjesën e parë, Bernardo Silva (21′) zhbllokoi ndeshjen me një goditje të saktë me të majtën. Portugezët dyfishuan epërsinë falë një autogoli të bujshëm të Akaydin (28′). Një harakiri që kondicionoi në mënyrë të pashshmangshme ndeshjen. Në pjesën e dytë, në fakt, Bruno Fernandes (56′) shënoi trisin që mbylli përfundimisht ndeshjen, me një asist altruist të CR7.

AUTOGOL I BUJSHËM E ALTRUIZMI I CR7

Portugalia likuidon Turqinë dhe fluturon në raundin e 1/8 si vendi i parë. Për skuadrën e Martinez, në një Signal Iduna Park të mbushur plot në Dortmund, mjaftuan tre gola: i pari nga Bernardo Silva, tjetri nga Bruno Fernandes. Në mes autogol i bujshëm nga Akaydin. Portugezët e patën të lehtë, duke e zhbllokuar ndeshjen në minutën e 21. Bernardo Silva kaloi në avantazh ekipin e tij me një goditje të fuqishme dhe precize. Sensacionale, në minutën e 28′, mënyra si turqit ia vështirësuan jetën vetes me Akaydin, i cili dërgoi topin në rrjetën e tij me një pasim të gabuar prapa, pa shikuar pozicionin e portierit Bayindir. Trisi pastaj mban firmën e Bruno Fernandes (56′), i cili shënoi me portën e zbrazët pasi përfitoi nga asisti i Cristiano Ronaldos. Për CR7 janë 7 asiste në historinë e Kampionatit Evropian. Vetëm Poborsky ka bërë më mirë se ai me 8.

LEAO, SËRISH NJË ZHGËNJIM

Për t’u shënuar ishte zhgënjimi i dytë radhazi i Rafa Leao, i cili u zëvendësua në pjesën e parë pasi mori të verdhën e dytë në dy ndeshje. Të dyja për simulim. Sulmuesi i Milan do të mungojë në ndeshjen e fundit të grupit. Portugalia arrin kështu suksesin e dytë pas atij ndaj Çekisë, ndërsa Turqia mbetet me 3 pikë (të parën e fitoi ndaj Gjeorgjisë). Në raundin tjetër CR7 dhe shokët e tij do të sfidojnë debutuesit gjeorgjianë, ndërsa Montella do të përballet me çekët. Ndeshje themelore për vendin e dytë në grup.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME