Sunday, July 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORECR7 ndalon sigurinë dhe i plotëson ëndrrën tifozit të vogël

CR7 ndalon sigurinë dhe i plotëson ëndrrën tifozit të vogël

Turqi- Portugali u karakterizua nga një sërë pushtimesh fushe, të cilat e ndërprenë ndeshjen disa herë. Megjithatë, nuk është për t’u habitur që të gjithë protagonistët kanë dashur vetëm të bëjnë një selfie me idhullin e të gjithëve, të rritur e fëmijëve: Cristiano Ronaldo. E CR7, të paktën me të vegjlit, nuk u përmbajt.

Portugezi ka parë tifozin e vogël që vraponte drejt tij i ndjekur nga siguria e stadiumit dhe menjëherë hapi krahët për ta mirëpritur. Aprovimi i CR7 ka frenuar edhe punonjësit e sigurisë që kanë pritur që djaloshi i vogël të merrte kënaqësinë e një selfie, për të cilën kishte sakrifikuar duke u futur në fushë. Ronaldo ia plotësoi dëshirën me shumë dashamirësi dhe pastaj loja mund të vazhdonte.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME