Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar së fundmi në “A night live show”.
Mes të tjerash, ajo ka rrëfyer detaje nga karriera dhe jeta e saj, sakrifict dhe mundi që ka hequr për të qenë ajo që është sot.
Interpretuesja e hitit “Zhurmë” tha se nuk do t’ia kishte dalë kurrë pa përkrahjen e prindërve të saj, të cilët kanë sakrifikuar çdo gjë për të.
“Që nga mosha 6-vjeç a 7-vjeç deri në 22-vjeç me qenë të gjithë me valixhe në dorë është shumë e rëndë psikologjikisht. Për këtë arsye unë ia di rëndësinë çdo gjëje edhe më të vogëls. Dua pak, por e dua me nder. Për këtë arsye çdo njeri që nuk ka e respektoj më shumë se një njeri që ka. Ata që kanë nuk i vlerësojnë gjërat që kanë ndërsa ata që nuk i kanë i’ua dinë vlerën.Unë jam njeri që kam dashur gjithmonë të bëj krenar babin dhe nënën, ishalla e kam arrit qëllimin”, tha Fifi.
Tutje, ajo shtoi se prindërit e saj kanë shkuar aq larg sa kanë shitur edhe floririn e tyre, vetëm për t’i mundësuar të bijë ecjen përpara në jetë dhe karrierë.
“Ata kanë shitur të gjithë floririn që kanë pasur për mua. Nëse unë them që kam sakrifikuar për ta, skam bërë asgjë. Ata më kanë dhënë mundësinë të jetoj që është gjëja më e bukur në botë. Nëse diçka në botë për mua është e shenjtë, për mua janë ata të dy”, rrëfeu këngëtarja me origjinë nga Ferizaj.