Fier – Apolonia U-19 ka arritur një kualifikim historik përballë Astanës U-19, me fitoren 3-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”, me sfidën e parë që kishte përfunduar në barazimin 1-1.
Sfida nisi menjëherë mirë për fieraktë, të cilët gjetën avantazhin në minutën e 14’ me Maksutin.
Ishte sërish ai i cili gjeti dhe golin e dytë për kampionët e Shqipërisë në pjesën e dytë, teksa Kurti mbylli llogaritë në minutën e 72’.
Goli i Zhubamekov në minutën e 77’ nuk i mjaftoi Astanës për të rihapur sfidën.
Në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, Apoloninë e pret ekipi kampion i Kroacisë për U-19, Hajduk Split. Ndeshja e parë do të luhet në Fier, në datën 26 tetor, ndërsa ajo e kthimit në Split, më 2 nëntor.
Ja çfarë thanë pas fitores protagonistët