Fole prostitucioni me kineze në Vlorë, pranga 28-vjeçarit

Një 28 vjecar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës ndërsa bashkëpunëtorja e tij kineze 51 vjeçe është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kishin përshtatur një apartament në qytetin e Vlorës, për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Ata akuzohen për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me qira një apartament në lagjen “10 Korriku”, të cilin e kishin përshtatur për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit.
“Procedohen penalisht edhe 3 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.” – thotë mes të tjerash policia.
Në këtë ambient, ata shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës tre shtetase të huaja me kombësi kineze, të cilave u kishin ofruar strehim dhe u siguronin klientët për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.