Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETForcat speciale bastisin vilën pranë banesës së Ramës në Surrel

Forcat speciale bastisin vilën pranë banesës së Ramës në Surrel

Blutë kanë nisur një tjetër aksion për çështjen e Ervis Martinajt. Mësohet se forcat speciale po kontrollojnë banesën e të shumëkërkuarit Martinaj, që ndodhet vetëm disa metra larg banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Lajmin e ka ndarë gazetari investigativ Artan Hoxha.

“Më në fund prokuroria, e ndau mendjen për të bastisur vilën e Vis Martinajt, që ndodhet vetëm disa metra larg banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Prej më shume se dy oresh, nje numer i madh i forcave speciale kane rrethuar vilen e Martinajt ne periferi te kryeqytetit, ndersa policia gjyqesore po kontrollon ne menyre te imtesishme cdo ambjent te saj.

Vila e Martinajt, eshte e mbikqyrur nga nje sistem kamerash sigurie me rezolucion te larte, nderkohe ka dhe nje roje, i cili kujdeset per sigurine e saj. Prokuroria dhe policia nuk kane dhene ende detaje ne lidhje me urdherin e bastisjes se viles dhe motivacionit te tij.

Burime nga drejtuesit e aksionit ne Surrel, konfirmuan se, veprimet po kryhen ne kuader te hetimit te SPAK, ne lidhje me operacionin “Plumbi i arte”, i nisur pas deshmive te bashkepunetorit te drejtesise Nuredin Dumani. Nuk dihet pse prokuroria eshte kujtuar kaq vone per te ushtruar kontroll, ne nje nga ambjentet ku Martinaj, ka jetuar gjate viteve te fundit.

Pas kontrollit te ushtruar 10 dite me pare ne rezidencen e familjes Martinaj ne Fushe Kuqe, ky eshte kontrolli i dyte qe ushtrohet 5 muaj nga mbremja e 9 gushtit 2022, kur Ervis Martinaj u zhduk pa lene gjurme ne nje zone ne periferi te Durresit”, shkruan Hoxha në Facebook.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME