NJOFTIME

FTESË PËR MEDIAT


Zogaj – Buzë liqenit, në zemër të mjeshtërisë dhe traditës

Të nderuar përfaqësues të medias,
Nga 2022, iniciativa “N’Fshat” nga GIZ Albania dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, synoi të krijojë modele të fshatrave turistike në Shqipëri, përmes një procesi bashkëpunues me komunitetin, bizneset lokale dhe autoritetet vendore duke u fokusuar në zhvillimin e produkteve turistike që rrjedhin nga identiteti i vetë fshatit – natyra, tradita, mikpritja dhe mënyra e jetesës.

Në vazhdimësi, nëpërmjet ‘Tregime Fshati’ më 13 dhe 14 Qershor, në fshatin Zogaj (Shkodër), do të zhvillohet një aktivitet dyditor që synon të ruajë dhe promovojë historitë, traditat dhe jetën e përditshme të këtij fshati, një prej komuniteteve më të pasura me trashëgimi kulturore në Shqipëri, dhe në këtë mënyrë duke treguar potencialin turistik që ky fshat ka.
Programi përfshin: eksplorim me guida lokale në pika karakteristike të fshatit, xhiro me pedale në liqen, workshop gatimi dhe degustim të produkteve të zonës, rrëfime nga peshkatarët e zonës, treg artizanati dhe lulesh, performancë muzikore nga e magjishmja Oda Haliti, kinemaja e hapur në natyrë nga Heinrich Böll Stiftung Tirana, diskutime mbi ruajtjen e trashëgimisë përmes ndërveprimit me komunitetin, si dhe punëtori krijuese për fëmijë dhe aktivitete për të gjitha moshat.

Programi i plotë i këtij turi familjarizues është bashkëlidhur me këtë ftesë.

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj paraprakisht, për të mundësuar organizimin e nevojshëm. Akomodimi, ushqimi dhe transporti lokal do të mbulohen plotësisht nga organizatorët.

Për më shumë informacion dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen, na kontaktoni në: +355 69 737 6970
Shpresojmë të kemi mundësinë t’ju mirëpresim në këtë udhëtim të veçantë.

Me respekt,
Organizata Njerëz dhe Ide
Ky event familjarizues mundësohet nga GIZ Albania, financuar nga Qeveria Gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button