Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREFustane të përsosura për dasma

Fustane të përsosura për dasma

Ja disa ide moderne të veshjeve për dasmë!

Sezoni i dasmave dhe festave ka kohë që ka nisur. Nëse jeni të ftuar në një dasmë këtë sezon apo po kërkoni një veshje, hidhini një sy disa fustaneve që do t’ju bëjnë të shkëlqeni.

Stilistët thonë se truku është në detaje të thjeshta dhe materiale elegante.

Kur bëhet fjalë për fustanet pranverore, në fillim vijnë në mendje modelet me lule.

Stilistja e nusërisë Andy Dorfman thotë se fustanet njëngjyrëshe me dekolte klasike po rikthehen, sipas revistës “People”.

Ajo shton se nuancat e ndryshme të blusë dhe jeshiles janë të njohura këtë vit, ndërsa opsioni i përsosur është një fustan maxi me lule pa mëngë, transmeton Telegrafi.

Zgjidhni fustanin sipas materialit

Për një event festiv në fund të pranverës ose gjatë verës, zgjidhni një fustan të bërë nga materiale të ndryshme që lejojnë lëkurën tuaj të marrë frymë.

Pranvera është koha më e mirë për të veshur një fustan pambuku të strukturuar. Në këtë mënyrë nuk rrezikoni që fustani të rrudhet menjëherë dhe pambuku është një material i butë për lëkurën tuaj. Do të ndiheni rehat dhe gati për festë!

Fustani i gjatë dhe i ajrosur është në trend

Një fustan me mëngë të fryra dhe një dekolte në formën e një katrori është një trend absolut. Është një fustan që mund ta vishni sërish pas dasmës, për pushime verore, për një mbrëmje apo për një shëtitje nëpër qytet. Zgjidhni një nuancë të ngrohtë që nxjerr elegancë. Mos harroni detajet, si një çantë dore, bizhuteri dhe taka apo sandale.

Zgjidhni një palë sandale të sheshta ose taka të rehatshme, të cilat do t’ju lejojnë të kërceni dhe të argëtoheni gjatë gjithë kohës. Mund të shtoni një shall saten për të kompletuar stilin elegant.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME