Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREGati për Italinë në “Euro 2024”/ Shqipëria mund 3 - 1 Azerbajxhanin

Gati për Italinë në “Euro 2024”/ Shqipëria mund 3 – 1 Azerbajxhanin

Shqipëria e mbyll me një tjetër fitore të thellë 3-1 miqësoren ndaj Azerbajxhanit të luajtur në Hungari, duke qenë tashmë gati për aventurën në Europianin që do të zhvillohet në Gjermani. Kuqezinjtë zhvilluan një 90-minutësh të kënaqshëm, ndaj një kundërshtari të një niveli më të lart se Lihtejshtejni

Skuadra e Sylvinhos e nisi ndeshjen me gol. Në minutën e 13-të, Nedim Bajrami shënon super gol me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit. Më pas loja u bë e vakët, ndërkohë që edhe Strakosha shpëtoi portën në disa raste.

Në 10 minutat e fundit, kuqezinjtë shënojnë dy gola të shpejtë. Rey Manaj shfrytëzon në mënyrën më të mirë një pasim nga Naser Aliji nga krahu i majtë, ndërkohë që u ndihmua dhe nga një devijim i lehtë. 6 minuta më pas Qazim Laçi shënoi golin e tretë me një veprim të bukur brenda zonës. Miqtë do të shënonin golin e vetëm në kohën shtesë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME