“Fluturojnë” çmimet e banesave në Fier. Bien shitjet, nuk ka ndërtime të reja. (Foto e video)

Fier – Rriten çmimet e apartamenteve në Fier, shitjet përgjysmohen në vitin 2025. Qyteatrët: Çmime të pa përballueshme, qeveria të mbështesë çiftet e reja.
Në Fier, tregu i apartamenteve ka hyrë në krizë. Shitjet janë përgjysmuar gjatë vitit 2025 për shkak të rritjes së çmimeve për metër katrorë sipas zonave.
Agjentja imobiliare Arta Progonati thotë se arsyeja kryesore lidhet me politikat e Bankës së Shqipërisë, që nuk lejojnë më financim 100% të kredive.
Një tjetër shkak është rritja e pajustifikuar e çmimeve, që sot luhaten nga 800 deri në 900 euro për metër katror, ndërkohë që vlera reale, sipas saj, duhet të ishte më e ulët.






Zonat më të shtrenjta mbeten “Apolonia” dhe “Kastrioti”, me kërkesë më të madhe nga çiftet e reja. Por blerësit po orientojnë interesin tek apartamentet e vogla dhe pallatet e vjetra, të rikonstruktuara, ku çmimi shkon deri në 1000 euro për metër katror.
Nga ana tjetër qytetetarët pohojnë se e njëjta banesë 3 vjet më parë kushtonte 60 milionë lekë të vjetra e tani pas 3 vjetësh që nuk është shitur pronari kërkon 90 milionë lekë. Të tjerë thonë se çiftet e reja nuk mund të blejnë shtëpi, janë shtrenjtë, qeveria duhet të ket politika ndihmëse për ta.
Nga biseda me qyteyarë e ndërtues thonë jasht kanerës se ka disa vite që bashkia nuk ka dhënë asnjë leje ndlrtimi.për pallat në Fier.
Kjo situatë e ka bërë apartamentin në Fier gjithnjë e më të paarritshëm për qytetarët.









