AKTUALITETSHËNDETTOP-NEWS

Denoncimi/ Stopohet kimioterapia në Spitalin Rajonal Fier, mungon medikamenti Gemcitabine  (video)

Fier – Pacientë të cilët zhvillojnë kimioterapi me medikamentin gemcitabine 1 gr prej afro dy muajsh nuk e kryejnë atë. Shkaku është mungesa e këtij medikamenti në farmacinë e Spitalit Rajonal Fier.
Lajmin e konfirmojnë si pacientë apo familjarë të tyre por edhe drejtoria e këtij spitali rajonal.

Astrit Hasani me profesion aktor në Fier ka të vëllanë Enverin 76 vjeç i cili prej afro dy vjetësh vuan nga kanceri në pankreas. Sipas Astritit, vllait të pacientit, kimioterapinë e kanë zhvilluar në Tiranë e më pas kur morën vesh që zhvillohej edhe në Fier nisën ta kuronin në Fier.

Hasani pohonë se prej afro dy muajsh i vllai nuk po e merr mjekimin dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqsuar. Takova mjeken e më tha që nuk ka medikamnet, ka mbaruar, të njëjtën gjë më pohoi dhe drejtori i spitalit Arben Voja. Ishte bër një planifikim i gabuar, i kish pohuar drejtori Voja, dhe presim planifikimin e ri.

Vllai i pacientit thotë se spitalet e tjera kemi dëgjuar që e kanë si Tirana, apo Vlora dhe kjo më lë të dyshojë mos duan pagesë. Vllai është në pension, nuk ka të ardhura dhe medikamenti rimbursohet nga shteti. Privatisht ja kemi gjetur  një apo dy herë, por ai e merr katër herë në muaj.

Burime informacioni nga reparti ku zhvillohen kimiot pohojnë se mungesa e medikamentit ka ardhur si shkak i dyfushimit të numrit të pacientëve të prekur gjë që nuk u mor parasysh kur u bë planifikimi për furnizim me medkamentin.

Astrit Hasani

I kontaktuar  drejtori i spitalit rajonal Fier Arben Voja  ka pohuar se kërkesa është dërguar dhe pritet zbatimi i procedurave të ardhjes. E deeisa të mbrrij medikamenti në farmacinë e Spitalit Rajonal Fier pacientët ti thonë sëmubdjes ” shko me pushimet e verës e të themi ne kur të kthehesh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button