Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjuetia e jashtligjëshme, procedohen dy gjahtarë

Gjuetia e jashtligjëshme, procedohen dy gjahtarë

Fier – Kontrolle në zonat pyjore dhe në zonat e mbrojtura të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të moratoriumit të gjuetisë. Gjuanin shpendë, në kundërshtim me përcaktimet ligjore të moratoriumit, procedohen penalisht 2 shtetas.

Gjithashtu, iu bllokohen armët e gjahut dhe municioni luftarak.

Gjatë patrullimeve në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët e IKMT-së, Drejtoria Rajonale Fier, kanë konstatuar në pyllin e fshatit Seman, 2 shtetas që gjuanin shpendë, në mënyrë të kundërligjshme, në cenim të kritereve të përcaktuara në ligjin nr.61/2016 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë, në RSH”.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto 2 raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Ll., 37 vjeç dhe A. S., 56 vjeç, të dy banues në Fier.

Më tej, këtyre shtetasve iu bllokuan 2 armët e gjahut dhe fishekët luftarak që përdornin për gjueti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME