Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjykata Fier lë në burg dy të arrestuarit për ikona e piktura...

Gjykata Fier lë në burg dy të arrestuarit për ikona e piktura me vlerë 1,5 milionë euro të sjellë nga Greqia.

Fier – Arrest me  burg ka dhene gjykata e Fierit mëngjesin e sotëm si  masë e sigurimit për shtetasit Shpetim Kalemi dhe Pandeli Petani të cilët u ndaluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera” ku u gjetën e sekuestruan piktura dhe ikona me vlerën e 1.5 milionë eurove.

Gjyqtare e çështjes ishte Miranda Nakaj, prokuror Elvis Alliaj ndërkohë që i akuzuari Kalemi mbrohet nga Ermal Hamataj kryetar i dhomës avokatisë Fier

Në seancën e zhvilluar i pandehuri Kalemi ka paraqitur kuponat e blerjes dhe zhdoganimit dhe ka mohuar akuzat.

Gjyqtaria Miranda Nakaj pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ka vendosur që të dy shtetasve tu jepet masa arrest me burg

Në perfundim të seancës avokati Ermal Hamataj ka pohuar se e gjitha eshte nje show qe ka nisur nga drejtoria e policise Fier duke dënuar persona te pa arsimuar, në kushte ekstreme te varferise qe nuk dine vlerën e ikonave e jo me te meren me trafikimin e tyre

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME