Uncategorized

Gratë e një familje zihen prej flokësh në Lushnje, burri rreh gruan në Mallakastër

Fier – Më këtë ditë të fundit të vitit 2022 gratë janë zënë prej flokësh në një familje në nkë fshat të Lushnjes ndërsa në Mallakastër burri ka rrahur gruan, pohojnë burime policore fierake

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasen L. S., 53 vjeçe, banuese në Rrupaj, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj, mbesës dhe kunatës. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset A. S., 26 vjeçe, L. S., 45 vjeçe (familjare të 53-vjeçares), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi janë konfliktuar fizikisht me 53-vjeçaren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds